Në bregdetin e Orikumit, në Vlorë, gjeni një oaz gastronomik që përshkruhet si një udhëtim shijeje dhe bukurie në të njëjtën kohë- Restorant Oriku. Specializuar në kuzhinën italiane autentike, ky restorant ofron një eksperiencë unike për zemrën dhe shijet tuaja.
E vendosur në një ambient modern, që harmonizohet bukur me pamjen e detit Adriatik dhe Parkun Kombëtar të Karaburunit. Restorant Oriku çon të shijoni çdo vakt në një mrekulli piktoreske. Duke filluar nga momentet e para të ditës deri në darkën romantike, çdo moment në këtë restorant është një festë për zemrën dhe shijet.
Kuzhina
Kuzhina jonë është shprehje e pasionit për kulinarien italiane. Shefat tanë të kuzhinës përdorin vetëm përbërës të freskët dhe të zgjedhur me kujdes. Për të krijuar gëzimin e një pjate të shijshme italiane. Përkushtimi ndaj detajeve dhe traditave gatronomike italiane bëjnë që çdo vakt të jetë një udhëtim nëpër shijet e vjetra dhe të reja të kuzhinës italiane.
Për ata që preferojnë një shije më të lehtë dhe të shpejtë. Piceria jonë ofron një gamë të gjerë të pizave të freskëta dhe të përgatitura me kujdes. Pizat tona janë një kombinim i shkëlqyer i shijeve dhe aromave të pjekura me dashuri. Duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për një darkë të qetë me miqtë apo një drekë të shpejtë në mes të aventurave të ditës.
Për të shoqëruar shijet tuaja, stafi i kualifikuar dhe mikpritës i Barit të Oriku është gjithmonë në shërbim të vizitorëve. Nga koktejlet më klasike deri te krijimet më të reja. Barmani ynë do t’ju japë një përvojë të jashtëzakonshme me pije të shijshme dhe shërbim të përsosur.
Në Restorant Oriku, ne jemi të përkushtuar në të ofruarën e një përvoje të jashtëzakonshme gastronomike për çdo vizitor. Një kombinim i shijes së kuzhinës italiane, bukurisë natyrore dhe mikpritjes së ngrohtë. Ky kombinim bën që udhëtimi tuaj në bregdetin e Orikut të jetë një kujtim që do të ruhet gjithmonë në zemrën tuaj. Ju mirëpresim për të ndarë këtë mrekulli me ne!
Këtu mund të gjeni menun dhe të dërgoni porosinë menjëherë
vendndodhja